60 infermjerë nisen në ndihmë të Italisë, ministri italian shpreh mirënjohje për Shqipërinë

Ditën e sotme u nisën drejt Italisë një grup prej 60 infermjerësh, të cilët do të japin kontributibn e tyre në luftën ndaj koronavirusit.

Pas këtij gjesti humanitar, ministri i Jashtëm Italian ka shprehur falenderime e mirënjohje ndaj Shqipërisë.

“Sot një grup prej 60 infermierësh do të arrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.

Faleminderit @ediramaal për solidaritetin dhe mbështetjen e saj për Italinë”, tha Di Maio.


Shtuar 20.04.2020 13:48