Carl Bildt: Një shkëndijë zjarri në Maqedoni do ndezë tërë Ballkanin
Diplomati suedez ka dhënë alarmin se mjafton vetëm një shkëndije zjarri në Maqedoni që të ndizet i gjithë Ballkani dhe se situata gjeopolitike në Ballkan nuk duhet të jetë një befasi pasi rajoni ka qenë vazhdimisht i paqëndrueshëm.

Duke mos i lënë anash zhvillimet politike pas rënies së ish-Jugosllavisë, luftërat nga Kroacia deri në Kosovë dhe krimet e rënda si ai i Srebrenicës, Bild vlerëson se premtimi i BE-së në Samitin e Selanikit, më 2003, për ta futur tërë Ballkanin në BE, duket i vështirë për t'u mbajtur.

Kjo, sipas tij, arsyetohet me faktin se me ardhjen e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian, u bë e ditur se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, diçka që diplomati suedez e konsideron si shkatërrimtare.

Megjithëse Bild nuk beson që do të ketë luftë në Ballkan, ripësëritja e pyetjes nëse do të ndodhë një gjë e këtillë ka filluar ta shqetësojë suedezin, pasi në analizën e tij përmend fillimin e Luftës së Parë Botërore me vrasjen e Franz Ferdinand-it të Austrisë, përcjell "Ekspress".

Për të angazhuarin e dikurshëm të BE-së dhe OKB-së në Bosnjë, rajoni sot është duke u bërë më i ndezshëm dhe një zjarr që mund të ndizet, sipas tij, kësaj rradhe në Shkup, mund të djegë tërë Ballkanin.

Diplomati suedez kërkon nga BE-ja që të përballet me problemet në Ballkan, ose ta lejojë vet rajonin të merret me këto probleme. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2017, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori