Çantat sjellin deformime në shtyllën kurrizore
Shumë prindër janë të shqetësuar për fëmijët e tyre pasi mbajnë një çantë shumë të mbingarkuar me libra, prej së cilës mund të vijnë edhe deformime në shtyllën kurrizore.

Këtë shqetësim të prindërve e ka shprehur në seancën e sotme deputeti i Bekim Haxhiu. Ai ka theksuar se në bazë të standardeve që ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetit ngarkesa fizike tek fëmijët prek thujase 10% të peshës trupore të fëmijëve, shkruan Telegraf.

“Dua të potencoj shqetësimi tim dhe shumë prindërve e që ka të bëj me rritjen e peshës se çantave të fëmijëve tanë, e cila nga viti në vit po mbingarkohet, po bëhet çdoherë e më e rëndë dhe kjo është një çështje serioze për shëndetin e nxënësve e brengë për prindërit dhe mësimdhënësit. Si pasojë e mbingarkesave të çantave të nxënësve, po krijohen deformime të shtyllës kurrizore tek fëmijët, i njohur si problem shëndetësor i skoliozes idopatike”, tha Haxhiu.

Sipas tij, në bazë të disa hulumtimeve të kryera në shkolla rezulton se 40% e nxënësve kanë devijime të shtyllës kurrizore. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori