Seanca e dytë dëgjimore për ish-Presidentin Hashim
Thaçi është caktuar të
mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.
Njoftimi ka dalë nga Dhomat e specializuara të
Hagës.
Thaçi akuzohet nga tribunali i
Hagës për vrasje dhe trajtim çnjerëzor.
Kjo është
seanca e dytë që do të
mbahet për ish-Presidentin
Thaçi pasi e para u mbajt në 9 nëntor në orën 15:00. Në atë seancë
Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e
Hagës.
Shtuar më 11/11/2020,
ora 21:41