Cakaj: Kam përvojë politike se në shkollë të mesme isha me Albin Kurtin
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se ka 14 vjet përvojë politike dhe ka nisur angazhimin kur ishte në shkollë të mesme. Ai ka zbuluar se që në këtë moshe ka qenë pjestar i Lëvizjes Vetëvendsje.

"Unë jam 28 vjeç me 14 vjet përvojë politike. Angazhimet e para politike i kam pasur në shkollën e mesme. Fillimisht me publikimin e shkrimeve politike nëpër gazeta ditore në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare kam filluar aktivizimin politik si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë dhe kam vendosur të jem pjesë e saj deri në moshën 18-vjeçare. Unë jam rritur në periudhën e tranzicionit. Me origjinë jam nga Gjakova dhe jam rritur në Prishtinë." tha ai.


Shtuar më 23/04/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori