Byhler: Të gatshëm për çdo kërcënim
Pëlqej
Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, ka thënë se KFOR-i është i përgatitur t’i përgjigjet çfarëdo kërcënimi eventual, që mund të shfaqet në Kosovë, posaçërisht në veri, në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, megjithëse, siç u shpreh, nuk pret ndonjë problem gjatë këtyre zgjedhjeve.
Këto komente zoti Byhler i bëri gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë.

Duke folur për strukturat paralele administrative të Serbisë në veri, ai tha se KFOR-i, si mision ushtarak, nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap konkret në zhbërjen e tyre.

Për strukturat paralele të sigurisë ndërkaq, Byhler tha se nëse evidentohet ekzistimi dhe veprimi i tyre, do të ndërmerren masat e nevojshme. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori