Buzhala: Thaçi është i shantazhuar prej gjykatës speciale
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News24 ku u diskutua për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi, deklaroi se ky është një projekt i presidentit Thaçi, i cili ka konflikt personal, për shkak se me gjasë do të jetë subjekt i gjykatës speciale.

“Nuk kemi patur të paktën kohët e fundit, kërkesa nga poshtë lart, për të vajtur drejt bashkimit. Është hera parë që shkon nga lart poshtë, në rastin konkret te presidenti Thaçi, i cili këtë gjë e bën, sepse është i shantazhuar dhe ka konflikt interesi direkt në këtë proces, për shkak të Tribunalit Special. Pra, arsyeja e parë dhe e vetme është kjo”, u shpreh Buzhala.

Më tej ai shtoi se projekti po ndërtohet mbi gënjeshtra, pasi sipas tij një treta e territorit të Kosovës është në pazar me Serbinë shkruan bw.

Presidenti Thaçi, nuk është treguar asnjëherë i sinqertë, ka deklaruar, se do të marrim Luginën e Preshevës dhe nuk do të japim asgjë. Si mund të debatojmë ne për një projekt, kur ai që e ka në dorë projektin, thotë ne kemi për të marrë dhe nuk do të japim asgjë, edhe thotë Serbia nuk po na njeh sepse se kemi marrë Luginën e Preshevës? Si mund ta mbështesim apo si mund të jemi racional, kur e gjitha është ndërtuar mbi një gënjeshtër”.

Ndërsa sa i përket faljes për krimet e luftës si pjesë e marrëveshjes Kosovë –Serbi, ai u shpreh:

“Parimisht nuk do të ishte gjë e keqe, kanë kaluar 20 vjet përse të mos kishte pajtim. Por, kjo do të ishte e mirë sikur presidenti Thaçi, të mos ishte njëri nga subjektet e tribunalist special. Pra personi që e prin procesin, është pjesë potencialisht, i një tribunali, ku akuzohet për krime të luftës dhe për krim të organizuar”.
Shtuar më 29/11/2018, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori