Mjeti merr përpara biçikletën në aksin Shkodër-Koplik, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Një mjet ka përplasur një 59-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shtetasin A. M. 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 17.12.2022 19:08