Pasi shefi i i grupit parlamentar i PDK-së,
Adem Grabovci është shprehur se nuk ka fyer askënd në Kuvend dhe se sipas tij, “mos u zgërdhini” është pjesë e fjalorit, ka reaguar menjëherë deputeti i PDK-së Berat Buzhala.
Buzhala në një status të postuar në Facebook shkruan se i jep një këshillë
Adem Grabovcit. Sipas tij, ashtu sikurse fjala "zgerdhi" gjendet në fjalor ka edhe shumë fjalë të tjera si idioit, pis etj, që janë përsëri në të, ndaj nuk duhet që në Kuvend të eksplorojmë 100%
fjalorin sidomos atë pjesë që është jo parlamentare.
"Nje këshillë për
Adem Grabovcin
Një këshillë publike për
Adem Grabovcin, i cili paska deklaru se fjala "zgerdhi" gjendet ne
fjalorin e
gjuhes shqipe:).
Ne kete fjalor, sa per njohuri te z. Grabovci, gjenden edhe fjale tjera, si: qen, pis, idiot, i pafytyre, arrogant, injorant, i padijeshem, rrenc, pushke, revole, fishek, vrasje etj etj.
Pra, fundamenti i problemit te
gjuhes qe perdoret ne Kuvendin e Kosoves nuk ka qene qe aty te perdoren vetem fjalet qe gjenden ne
fjalorin tone te
gjuhes shqipe, sepse gjithmone, ne perputhje me
fjalorin e
gjuhes shqipe, e madje edhe me standardin e vitit 1972, ne mundemi me shku aq larg sa edhe te shahemi me nana, dhe prape te qendrojme brenda fjalorit :).
Sepse, sa per njohuri te z. Grabovci, fjalori i
gjuhes shqipe i permban te gjitha keto fjale. Ideja eshte qe ne si kuvendar te mos e eksploatojme
fjalorin 100 per qind, e sidomos jo ate pjesen qe konsiderohet joparlamentare, qe po pajtohna se eshte inventuar nga VV"- ka thene Buzhala. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013,
ora 12:03