Buzhala & Co hyjnë në listën e PDK-së
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Partia Demokratike e Kosovës, pas nje mbledhjeje maratonike të mbajtur sot ka miratuar listën prej 110 kanditatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Këshilli drejtues i PDK-së ka miratuar listën me emrat e deputetëve, por renditja e tyre në listë do të përcaktohet nga Kryesia e partisë.

Sipas Gazetës Zëri, emra të rinjë në listën e deputetëve të PDK-së janë Berat Buzhala, Petrit Selimi, Ilir Mirena, Dukagjin Gorani, Mrika Tahiri.

Lista prej 110 kandidatësh për deputetë, buron nga rreth 700 kandidatë të propozuar nga degët e partisë.
Shtuar më 10/11/2010, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori