Buxhovi nuk ligjëron në “Javën e shkencës”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ia ka ndaluar Jusuf Buxhovit ligjëratën për historinë e Kosovës në “Javën e shkencës”. Mësohet se historiani Jusuf Buxhovi ishte caktuar ditë më parë, po nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të mbajë një ligjëratë rreth “Kosovës” në kuadër të Javës së Shkencës, e cila fillon sot, me 16 maj, dhe do të zgjas deri me 10 qershor.

Në një prononcim për “Bota Sot”, Buxhovi thotë se një veprim i tillë i ministrit Buja, mbase edhe mund të jetë i pritshëm ngaqë ai u kritikua ashpër me rastin e premtimeve që i bëri ministrit turk rreth mundësisë që në tekstet shkollore të historisë të ndryshimet qëndrimi i deritanishëm rreth Perandorisë Osmane si pushtues. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori