Bushati: Shqipëria do kujdeset që Serbia mos pengojë anëtarësimet e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria do të kujdeset që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.

Gjatë fjalës së tij bushati u shpreh se, "Në rrafshin diplomatik kemi dashur që kjo tavolinë të jetë shembull në rajon. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat rajonale është sukses i joni i përbashkët sepse besojmë se parimi gjithëpërfshirës është rajonal. Ne do të inkurajojmë dhe do të ndjekim nga afër dialogun e Serbisë me Kosovën dhe do të angazhohemi që ajo mos të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale". /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori