Bushati: Serbia duhet t'i trajtojë shqiptarët e Preshevës sic i trajton Kosova serbët
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se Serbia ka shumë gjëra që të mesojë nga shteti i ri i Kosovës sidomos në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave, raporton Portali Albeu.com.

Në intervistën e dhënë në emisionin "Prizem" në Albanian Screen, ministri Bushati i kërkoi Serbisë që të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë ashtu sic shteti i Kosovës respekton të drejtat e serbëve në Kosovë.

"Respektimi i të drejtave te pakicave në Kosovë ështe në nivelin më të lartë në rajon dhe Serbia duhet në po të njëjtën masë te respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës", deklaroi ministri Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 00:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori