Bush ia kthen letrën Vlora Çitakut
Pëlqej
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë sot një letër nga familja Bush.

Ish-presidenti i Amerikës, George W.Bush, i ka kthyer një letër ambasadores Çitaku, duke e falënderuar për shprehjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të babait të tij.

“E nderuara ambasadore, faleminderit për letrën e juaj. Familja Bush është falënderuese për ngushëllimet për babain tim. George H.W.Bush ishte një njeri i mrekullueshëm, një baba i mrekullueshëm dhe një President i mrekullueshëm. Ai na tregoi ne se si të shfrytëzojmë çdo minutë, çdo ditë dhe t’i shërbejmë një kauze më të madhe se vetvetja. Për ne ai ishte ndriçimi i një mijë pikave të dritës. Ne jemi falënderues ndaj Zotit për George H.W.Bush dhe për shumë njerëz që janë lutur për atë dhe për ne. Sinqerisht, George W.Bush”, thuhet në letrën e familjes Bush drejtuar ambasadores kosovare në Amerikë.


Shtuar më 14/02/2019, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori