Burri ther me thikë 17 herë gruan e tij në Graçanicë, ajo kishte foshnjën në duar
Pëlqej
Milan T. (25 vjeç) nga Gushterica e Epërme, Komuna e Graçanicës, është arrestuar ditë më parë me dyshimin se e ka therur me thikë 17 herë bashkëshorten e tij 22 vjeçare, Katerina, derisa kjo e fundit po e mbante në duar beben e tyre. Gruaja e pafat me lëndimerënda është dërguar në spitalin e Kragujevcit, ndërsa Milani është ndaluar për 48 orë.

Dhunës së madhe i parapriu një grindje mes çiftit të ri, i cili ka dy fëmijë të vegjël.

“Milani i zemëruar ka kapur thikën dhe ka nisur të therë gruan e tij, e cila në duar po mbante foshnjën. E ka therur në tërë trupin. Pasi e theri rëndë gruan, ka ikur nga shtëpia e tyre familjare në Gushtericë. Megjithatë, policia shpejt e ka lokalizuar në një fshat fqinj dhe e kanë arrestuar”, i ka thënë gazetës serbe “Kurir” një burim nga hetuesia.

Ai sqaron se Katarina çuditërisht i ka mbijetuar sulmit dhe kishte pasur forcë që të thërrasë për ndihmë.

“Edhe pse ka qenë e prerë gjithandej, vetëdijen nuk e humbi. Ka dalë zvarrë nga shtëpia deri në oborrin e shtëpisë, ku të afërmit dhe fqinjët e gjetën të gjakosur në tërësi, të cilët edhe e thirrën policinë dhe ndihmën e shpejtë. Veç kësaj, nga shtëpia e tyre shpesh janë dëgjuar përleshje e fjalosje”, ka thënë më tej burimi i gazetës serbe, transmeton Koha.net.

Katarina T. me lëndimerënda në krah dhe gjoks është pranuar menjëherë në spitalin e Prishtinës, prej ku është dërguar në qendrën mjekësore në Mitrovicë e më pas në Kragujevc.

“Pas reanimimit në Qendrën tonë Mjekësore është nisur për në Kragujevc në gjendje të vetëdijshme. Ka pasur 15 prerje në duar, dhe dy të tjera në gjoks. Therjet në gjoks ishin 1 centimetër larg zemrës, i janë lënduar enët e gjakut dhe nervat. Kur u pranua në spitalin tonë, ishte shumë e dehidruar, por disi mbahej e kthjellët”, thotë për “Kuririn” drejtori i Qendrës së Mjekësisë në veri të Mitrovicës, Milan Ivanoviq.

Ndërkaq, në qendrën klinike në Kragujevc është konfirmuar se vajza e plagosur është pranuar në ambientet e saj.

“Pacienti është pranuar me lëndimerënda. Në operacionin shumë të rëndë kanë marrë pjesë disa kirurgë – të gjoksit, kardiovaskularë e ortopedë. Ajo aktualisht është në gjendje stabile, por nuk mund të parashikojmë se çka mund të ndodhë. Tani është stabile dhe larg rrezikut për jetë”, i është thënë gazetës serbe nga qendra klinike në Kragujevc.

Sipas informacioneve të para, Milan T. kohë më parë e ka lënduar edhe beben derisa e ka rrahur gruan e tij.

Policia e Kosovës, që është duke i zhvilluar hetimet në këtë rast, ka demantuar të jetë lënduar edhe foshnja. Milan T. momentalisht gjendet në paraburgim, dhe do të merret në pyetje brenda afatit ligjor. Përndryshe, bashkëshortja e tij edhe më parë e ka lajmëruar në polici për dhunë në familje”, ka thënë bashkëbiseduesi i “Kuririt”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të së premtes, ka njoftuar për këtë rast, mirëpo duke mos dhënë shumë detaje.

“Fshati Gushtericë e Epërme, Graçanicë 24.05.2018-17:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i cili i kishte shkaktuar lëndimerënda trupore me armë të ftohtë-thikë viktimës femër K/serbe. Viktima ka marrë tretman mjekësor fillimisht nga mjeku në fshatin Gushtericë, më pastaj në Graçanicë, në QKUK dhe me kërkesën e familjarëve, viktima dërgohet për trajtim në Mitrovicë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, bënte me dije Policia e Kosovës në raportin e së premtes.
Shtuar më 27/05/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori