Burri që vdiq nga prerja e dorës në vendin e punës ishte veteran
Pëlqej
Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, reagoi për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës, duke përfshirë edhe rastin e fundit në Pejë.

“Një i ri nga Peja nuk i përballoi plagët e marra deri sa ishte në vendin e punës. Veterani ndërroi jetë mbrëmë. Vdekja e tij e çon në 22 numrin e personave që kanë humbur jetën në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti”, tha ajo.

Deliu-Kodra tha se inspektorati i punës duhet të punojë më shumë dhe të i inspektojë të gjitha vendet në mënyre që secili punëtor të ketë kushte të mira të punës.


Shtuar më 06/12/2018, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori