Burri plagos gruan me plumb në kokë
Një burrë në fshatin Shkarashnik ka tentuar ta vrasë gruan e tij me pistoletë.

Mësohet se gruaja është plagosur nga bashkëshorti, duke marrë një plagë në kokë.

E plagosura është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit të Malishevës për ndihmë mjekësore, ndërsa burri është në arrati.

Policia ka informuar se gruaja është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka nisur hetimin e rastit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori