Burri godet dy herë me armë gruan në Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale "Vrasje e rëndë në tentative" dhe "Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve" .

I njëjti dyshohet që ditën e djeshme me datë 05 prill 2019 rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Me këto veprime i dyshuari R.F, dyshohet se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë në tentative" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" .

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 06 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori