Aksident në Gramsh, plagoset rëndë 16-vjeçari që drejtonte automjetin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Cingar në Gramsh gjatë ditës së sotme.

16-vjeçari Elio Qefa, i cili ishte shofer i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas BalkanWeb, automjeti është përplasur me pemën, duke bërë që i mituri të pësojë lëndime të rënda.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja pse 16-vjeçari po drejtonte automjetin, teksa policia nuk ka bërë ende asnjë reagim. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 17:22