Burri akuzon për tradhti drejtoreshën e shkollës në Shtime (VIDEO)
Në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” në Shtime, u suspenduan drejtoresha e kësaj shkolle dhe një arsimtar.

Gruas me inicialet A.S. iu ndalua veprimtaria prej 3 muajsh, derisa masa e njëjtë iu shqiptua edhe mësuesit të artit, B.D, të po kësaj shkolle.

Sipas Drejtorisë për Arsim në Shtime, arsyeja e suspendimit janë mungesat e njëpasnjëshme të personave në fjalë njofton Klan Kosova.

Mirëpo, ky vendim erdhi disa javë pasi bashkëshorti i drejtoreshës i akuzoi publikisht këta të dy se kryen marrëdhënie seksuale brenda objektit shkollor.

Ndër të tjera, ai pati pohuar se posedonte edhe video dhe shkrime si dëshmi, e që i kishte dorëzuar në polici.

Megjithatë në polici, e kanë mohuar të kenë pranuar këto materiale.

Ja më poshtë statusi në Facebook i burrit:


Shtuar më 01/06/2016, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori