Burri 74-vjeçar ndërron jetë në motel, ishte me një grua
Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur të premten, personi ka nderruar jete teksa ka qene ne motel me nje grua. Ka qene gruaja qe me pas ka njoftuar policinë

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e te moshuarit.

"Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur.
Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete", kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Intitutin e Mjekesose Ligjore. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori