Burim Ramadani: Kishin përgatitur atentat kundër meje
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se ka marrë informacione nga Inteligjenca dhe Policia e Kosovës se është përgatitur një atentat kundër tij.

Ndërsa, duke folur për marrëveshjen mes PDK-së dhe LDK-së, Ramadani tha se ky është një "koalicion i natës", për shkak se formalisht qeveria do të udhëhiqet nga njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ramadani thotë se kreu i PDK-së, Hashim Thaçi e kishte ftuar Haradinajn në kafe por ky i fundit nuk ka pranuar të takohet me të as për një kafe.

“Mund të them se Haradinaj gjatë këtyre ditëve ka refuzuar kafenë me Thaçin. Ka refuzuar çfarëdo takimi me të”, u shpreh Ramadani për “Interaktiv” të KTV-së.

Sipas tij, ky koalicion do ti sjellë vetëm të këqija Kosovës dhe se duhet ti ndalet sa më shumë jetëgjatësia këtij koalicioni të zi./albeu.com/
Shtuar më 25/11/2014, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori