Pra, Elita gjeti mënyrën më të ëmbël për t’i treguar Gjikos se është shtatzënë! (VIDEO)

Moderatorja Elita Rudi ka hapur së fundmi kanalin e saj në Youtube, ku ka publikuar sot një video të sajën me partnerin, Gjikon.

Ajo i ka realizuar një intervistë bashkëshortit, i cili ka vendosur t’i përgjigjet siqerisht çdo pyetjeje të gruas.

Video titullohet “Sa më njeh burri” dhe dyshja ka rrëfyer shumë të pathëna nga marrëdhënia e tyre.

Gjiko dhe Elita kanë treguar momentin kur moderatorja i ka treguar partnerit për pritjen e ëmbël.

Reperi u shpreh se Elitës s’po i pritej derisa Gjiko të shkonte në shtëpi, ndaj e kishte marrë disa herë në telefon.

Më pas, ajo e kishte pritur reperin në shtëpi me një vizatim shumë të ëmbël: Elita dhe Gjiko të kapur për dore me dy fëmijë.

“Ishalla“- kishte shkruar Elita krahas vizatimit të cilit e tregoi tek kamera, ndërsa kishte pyetur partnerin: “Djalë apo vajzë?”


Shtuar 11.01.2020 07:24