Burim Ramadani: 1 Prilli të zyrtarizohet "Festa e Politikës"
Në ditën e Gënjeshtrave, 1 Prilli, nuk mungojnë as ironizimet me politikën, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ja se çfarë shkruan në rrjetin social "Facebook" Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK për këtë ditë të cilën ia përshtat "politikës kosovare".

1 Prillizyrtarizohet si “Festa e Politikës”! Urime, kujtdo që i përshtatet!

Të dashur miq,

Fatkeqësisht, në shtetin dhe shoqërinë tonë, 1 Prilli – Dita e Gënjeshtrës - është shpjegimi më i mirë për karakterin e politikës.
Shpjegimi pse jemi këtu ku jemi dhe pse nuk kemi lëvizur nga pika zero?!

1 Prilli, për këtë politikë në Kosovë, duhet të jetë Festë Zyrtare!

Pse të mos zyrtarizohet?
Të paktën, e dimë kur duhet t’ia urojmë politikës kosovare ditën e vet!

Burim R.
1 prill 2015
/albeu.com//
Shtuar më 01/04/2015, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori