Princi i kurorës në Abu Dhabi telefonon Edi Ramën për humbjen e të ëmës

Princi i kurorës në Abu Dhabi, shehiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministër shkak i të cilës është bërë humbja e nënës së kryeministrit shqiptar. Princi e ka ngushëlluar Ramën për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Në një njoftim të publikuar në media thuhet se “Lartësia e Tij Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabi dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë një telefonate, i ofroi Kryeministrit Edi Rama ngushëllimet për vdekjen e nënës së tij”.

“Kryeministri shqiptar falenderoi dhe vlerësoi për Lartësinë e Tij Shejh Mohamed bin Zayed për ngushëllimet e tij të ngrohta dhe të sinqerta.

Ai gjithashtu uroi shëndet të mirë për Sheik Mohamed bin Zayed dhe zhvillim e përparim të mëtejshëm për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve miqësore”, thuhet më tej në njoftim.


Shtuar 5.08.2020 20:22