Potter entuziast për Chelsea e së ardhmes: Klub fantastik!

“Kanë kaluar vetëm 7 ditë por sinqerisht mua më duken si 7 muaj”. Fjalia hapëse e Graham Potter në konferencën e parë për shtyp përpara një ndeshjeje është një deklaratë e vogël dashurie për Chelsean. Tekniku që mori drejtimin pas shkarkimit të Tuchel flet për sfidën e parë në stol, atë kundër Salzburg për të shëruar plagët e Zagrebit.

“Kjo është një skuadër me ambicje të mëdha. Ditët e fundit kanë qenë shumë intensive. Pronarët më kanë impresionuar në nivelin njerëzor. Janë njerëz inteligjentë dhe prandaj kanë sukses në jetët e tyre. Jam shumë i lumtur që zgjodha Chelsean dhe jam i paduruar për të nisur nga puna.

Ka një rrezik për gjithçka. Unë për të trajnuar në Suedi sakrifikova shumë, edhe punën e bashkëshortes time madje. E bëra këtë duke marrë drejtimin e një skuadre në divizionin e katërt që kishte shkarkuar vazhdimisht trajnerë. Chelsea do të jetë një skuadër e madhe edhe në të ardhmen. Duhet të punoj shumë me njerëzit për të krijuar marrëdhënie të hapura”.


Shtuar 13.09.2022 21:12