Barça mohon një marrëveshje me Atleticon për Griezmann dhe këmbëngul: Duhen 40 milionë euro

Barcelona është befasuar nga informacionet e shfaqura në Francë sipas të cilave pothuajse ka mbyllur një marrëveshje me Atletico Madrid për shkak të mosmarrëveshjes mes dy klubeve për transferimin e Antoine Griezmann.

Ky informacion i publikuar sot në L’Equipe siguron që Atletico do të negociojë me Barçën për të ulur opsionin e blerjes nga 40 milionë në 25 për të zgjidhur çështjen, duke lejuar Griezmann të luajë pa asnjë lloj kufizimi. Nga informacionet e sipërpërmendura theksohej se marrëveshja mes klubeve do të ishte e afërt.

Megjithatë, burime nga entiteti i Barçës i kanë mohuar Mundo Deportivo se nuk ka ndonjë marrëveshje me Atleticon për Griezmann, shkruan albeu.com.

Në këtë kuptim, Barça mohon që kjo marrëveshje është afër dhe ata mbeten në pozicionin e tyre: që Atlético duhet të paguajë 40 milionë për Griezmann. /albeu.com/