Burg për ata që gjuajnë në dasma
Pëlqej
Është bërë traditë tashmë që të gjuhet me armë gjahu në ahengje apo në dasma familjare.

Një qytetar shqiptar nga Vitia është arrestuar pasi në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuari policia ka konfiskuar dy revole, njëra e llojit “Ekol Tuna” me dy fishekë të kalibrit 8 mm dhe tjetra pistoletë franceze e kalibrit 7.65 mm, raporton rajonipress.
Me vendim të prokurorit, ky person pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Korriku dhe gushti, koha kur edhe vijnë mërgimtarët, shënon numrin më të madh të arrestuarve që shtinë me armë në vende publike”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan.

Megjithë thirrjet e policisë që të mos gjuhet më nëpër dasma, sërish qytetarët nuk janë vetëndërgjegjësuar. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori