Gjykata Themelore Në Prishtinë sot ka
caktuar masën e
paraburgimit ndaj A.M për shkak të dyshimit të
bazuar se ka kryer veprën
penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 par.3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ndërsa ndaj të
pandehurve A.K dhe V.Q për shkak të dyshimit të
bazuar se kanë kryer veprën
penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.
“Të
pandehurve A.M, A.K dhe V.Q iu është
caktuar masa e
paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilin veç e veç.
Gjykata ka
caktuar masën e
paraburgimit ndaj tre të
pandehurve bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës
Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
“Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi.
Emrat e tyre janë Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.
Shtuar më 21/04/2019,
ora 16:21