Burdushit i plotësohet dëshira
Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, i cili është arrestuar muaj më parë, sot të do intervistohet nga prokurori.

Burdushi që për shumë vjet ka qenë i njohur si mjek popullor është dënuar për mashtrim dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe shmangie të tatimit.

Avokati i Peqanit, Asdren Hoxha, ka thënë për T7 se klienti i tij ka përfunduar grevën e nisur ditë më parë, pasi i është plotësuar kërkesa.

“Ka ndërprerë grevën, për arsye të paraqitjes sa më të mirë te Prokurori dhe se ka arritur efektin e saj greva”, ka thënë Hoxha.

Burdushi do të merret në pyetje nga Prokurori në orën 14:30.

Burdushit, me vendim Gjykatës, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019,

Peqani kishte nisur grevë javë më parë, pasi kërkonte që të intervistohej edhe njëherë nga prokurori.


Shtuar më 07/02/2019, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori