Burdushi tregon se kush e shtyu drejt tentimit të vetëvrasjes
Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e kanë vizituar sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Hysri Peqanin- Burdushin, pasi i njëjti me datë 25 shkurt kishte tentuar të vras veten.

Gjatë intervistimit nga KMDLNJ, Burdushi kishte treguar se i gjithë presioni që e ka quar deri tek tentimi për vetëvrasje i ka ardhur nga disa persona të cilët kanë pasur probleme dhe kanë qenë përdorues të drogës.

Siç ka thënë ai, me 25 shkurt të vitit 2019, nuk kishte mundur ta përballonte të gjithë presionin e akumuluar, dhe kështu në orët e para të mëngjesit kishte provuar të varte vetën me çarçaf.

Burdushi ka ndarë detaje nga ky veprim i tij, duke thënë se në momentin që ka krijuar zhurma në dhomë duke tentuar të vetëvritet, një nga shokët e dhomës është zgjuar dhe ia ka zgjidhur çarçafin nga fyti.

’Kam qenë me disa narkomanë në dhomë dhe nga ta të shumtën e kohës kam patur presion psiqik, duke ditur problemet që mund të sjellin vartës të tillë.Ditën kritike, 25.02.2019 në ora 5.30 kam qenë shumë i shqetësuar dhe akumulimi i saj arriti kulmi, kur tentova të kryej aktin e vetëvrasjes.

E kam lidhur një qarqaf në form litari dhe e kam varur në mbajtësen e televizorit, e më pas e kam vënë në qafë.Për fatin tim të mirë janë liruar mbajtëset e ramit të televizorit e bashkë me ta pas rrethë 10 sekondash kamë rënë në tokë, duke mos mundur ta kryej aktin e vetëvarjes. Në moment janë zgjuar shokët e dhomës, ku A.S. më ka heq litarin dhe i kanë rënë derës, dhe menjëherë kanë ardhur oficierët që bashkë me stafin mjekësor më kanë dhënë ndihmën, për çka i falenderoj shumë.

Pas kësaj kam patur të vjella dhe jam stabilizuar, pas amrrjes së terapisë. Poashtu, dua të theksoj se pas 30 minutash komplet stafi menagjerial ka ardhur në punë bashkë me drejtorin, duke u intresuar për gjendjen time.Jam trajtuar me barëra dhe jam stabilizuar.

Jam vëzhguar për 24 orë rreshtë tërë kohën, duke patur derën e qelisë të hapur, derisa kam kërkuar ndërkoh që të kaloj në një qeli i vetëm.Edhe për këtë rast, pas kërkesës sime, drejtori më ka mundësuar dhe të njëjtën ditë, kur kam bërë kërkesën, 06.03.2019 e ka aprovuar dhe tanimë ndjehem shumë më mirë dhe jamë qetësuar sa i takon gjendjes shpirtërore’, ka thënë Burdushi.

Burdushi është inetrvistuar nga KMDLNJ, dhe sikurse herët tjera edhe me këtë rast ka thënë:’jam shumë mirënjohës për sjelljet dhe trajtimin tim në Qendrën e Paraburgimit nga ana e stafit të oficierëve dhe menagjmentit në përgjithësi.Këta njerëz janë për tu komplimentuar.S’kam anjë vërejtje’, ka thënë ai.

Fare në fund ai ka një apel për organet e drejtësisë, që të ndihmojnë në vendosjen e një mase tjetër, arresti shtëpiak apo paraqitje në polici, ku ai do të ishte afër familjes, si dhe do të jetë përherë bashkëpunues me organet.Ndërsa, sa i takon epilogut përfundimtar, Burdushi pohon:’jam tërësishtë i pastër.Jamë viktimë e politikës.Pres me padurim që të nis gjykimi, nga ku jamë i bindur do të dal i pafajshëm’, ka thënë ai me optimizëm.

H.P. i njohur si Burdushi edhe pse i vetëm në qeli dhe me gjendje shumë të mirë, është edhe më tej në masën e vëzhgimit nga stafi i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Shtuar më 09/03/2019, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori