Burdushi tenton vetëvrasjen në burg
Hysni Peqani, i njohur si Burdushi ka tentuar që t’i japë fund jetës para dy jave në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku është duke u mbajtur për më shumë se dy muaj. Këtë veprim, Burdushi ka deklaruar se e ka brë në shenjë të pakënaqësisë ndaj vendimit të Gjykatës.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Thaçi ka thënë se Burdushi ka tentuar të bëjë vetëvrasje më 25 shkurt të këtij viti rreth orës 05:00 të mëngjesit, por se zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tilllë.

"Me datën 25.02.2019 rreth orës 05:00 të mëngjesit i paraburgosuri H.P ka tentuar të bëj vetëvrasje , me rast si mjet ka përdorur qarqafin e shtratit i cili është në dhomën e tij . Mënyrën e tentim vetvarjes e ka bërë duke e lidhur qarqafin për TV teëcilën po ashtu e ka në dhomë . Pasi qe është dëgjuar një zhurmë ne dhomë , zyrtaret korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativa te tillë ende pa filluar ( dmth ne fazën fillestare)”, ka thënë Thaçi.

Te paraburgosurit ne fjalë i është dhenë ndihma mjekësorë dhe është bërë kontrolli mjekësor, me qe rast është konstatuar se nuk ka lëndime porvec shqetësimit dhe flustrimit.

"Ne bazë të deklaratës së dhënë nga i paraburgosuri , këtë veprim e ka bëë në shenjë te pakënaqësisë së vendimit të Gjykatës dhe te padrejtësisë që i është bërë atij", ka thënë Thaçi.


Shtuar më 08/03/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori