E dini pse flasim gjatë gjumit? Për këtë ka një shpjegim

Të paktën një herë në jetë na kanë thënë të gjithëve se një natë më parë kemi folur në gjumë. Sa e sikltshme mund të jetë të thuash gjëra për të cilat ti nuk je i ndërgjegjshëm dhe të tjerët të dëgjojnë.

Pyetja e parë është: “Çfarë thashë?!”

E folura në gjumë, njihet ndryshme me termin “somniloquy” mund të ndodhë gjatë kohës që jemi në tranzicion mes dy fazave nga gjysmë zgjuar në gjumë të plotë.

Po çfarë themi kur flasim gjatë gjumit?

Njerëzit flasin për gjëra nga më të ndryshmet në gjumë. Disa e bëjnë bisedën të duket si bashkëbisedim me persona të padukshëm, kurse të tjerë betohen. Ka nga ata që thonë gjëra krejt të pakuptimta.

Në cilat raste rekomandohet një takim tek mjeku?

Nëse fëmija juaj e shoqëron të folurën gjatë natës me djersitje, lëvizje që shprehin frikë apo pasthirrma, është i nevojshëm konsultimi.

Edhe nëse nuk është një ç’rregullim në regjimin e gjumit, mund të jetë një problem që lidhet me pjesën emocionale tuajën apo një eksperiencë të keqe që vjen nga e shkuara.

Profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për Hulumtime të Gjumit në Universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit paraqitet gjatë “gjumit të lehtë”.

“Të folurit në gjumë nuk është i lidhur me ëndërrimin, por me gjumin e lehtë”, tha ai. Sipas tij, ankthi dhe stresi mund të përsëritin të folurit gjatë gjumit./albeu.com