Mjeti shkrumbohet nga flakët në autostradën Tiranë – Elbasan

Një mjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë – Elbasan. Makina ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2022, rreth orës 09:45, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com