Bulliqi flet për largimin nga LDK-ja
Shpejtim Bulliqi, i caktuar nga kryeministri Haradinaj si kryesues i Komisionit për Demarkacion, ka reaguar ndaj akuzave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se Bulliqi nuk është më pjesë e LDK-së, duke e cilësuar këtë të fundit si argat të Ramush Haradinajt. Kurse, përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se ai ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e LDK-së.

Ky është postimi i plotë i Bulliqit:

Sapo lexova një prononcim të nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili paska deklaruar se unë nuk jam në LDK.

Njoftoj të gjithë miqtë dhe antarësinë e partisë sonë se unë kam qenë, jam dhe do të jem në LDK. Në këtë parti jam nga fillimi dhe askush nuk mund të më largoj prej saj per shkak të qëndrimeve të mia profesionale e kombëtare.

Nuk i imponojnë disa "figura partiake" bindjet e individëve, por i respektojnë ato pa marrë parasysh çfare janë! SH. B./albeu.com/


Shtuar më 13/09/2017, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori