Bullgaria mbështet Kosovën
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit bullgar Marin Raykov, ka thënë se Bullgaria e mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën.

Pas takimit në Sofie me kryeministrin Hashim Thaçi, Raykov është shprehur se dinamika politike dhe ekonomike e shqiptarëve në Ballkan iu jep vend të rëndësishëm në mesin e aktorëve të ardhshëm të integrimeve evropiane.

Nga kjo varet në masë të madhe stabiliteti i tërë rajonit, ka shtuar ushtruesi i detyrës së kryeministrit bullgar, raporton agjencia Fokus.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim edhe presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori