Do të shokoheni! Mësoni sa shpesh duhet t’i ndërroni të brendshmet

Gratë duhet t’i ndërrojnë të brendshmet e tyre të paktën një herë në vit. Kjo është këshilla që japin ekspertët dhe si arsye renditin disa.

Një mjek ka hedhur dritë mbi sasinë e baktereve që mund të gjenden në të brendshme dhe sinqerisht kjo mund t’ju bëjë t’i hidhni të gjitha të brendshmet e vjetra.

Kur bëhet fjalë për sirtarët ku mbani të brendshmet, shumë prej nesh kanë edhe nga ato palë të cilat janë zbehur nga larja, por janë të rehatshme, ndaj edhe nuk e marrim guximin të ndahemi prej tyre. Dhe pa marrë parasysh çfarë dhe pse, thjesht nuk mund të ndahemi ende nga ato.

Por sipas një eksperti të higjienës, duhet të shpëtojmë prej të brendshmeve që i kemi pasur për më shumë se gjashtë muaj dhe t’i zëvendësojmë me të reja.

Specialistja e shëndetit intim, Dr. Shirin Lakhani, ka shpjeguar se si bakteret mund të qëndrojnë në të brendshme edhe pasi të kenë kaluar në lavatriçe, edhe pas disa larjeve.

Duke folur për “Tyla”, ajo tha: “Të brendshmet janë në kontakt të ngushtë me lëkurën, më saktësisht me zonat intime për periudha të zgjatura kohore. Si rezultat, ato bien në kontakt edhe me lëkurën e vdekur nga ato zona, si dhe me baktere – si baktere të shëndetshme që kanë të gjithë, ashtu edhe me baktere të këqija, të cilat mund të jenë rezultat i infeksioneve që mund të çojnë deri edhe në sëmundjet SST (sëmundjet seksualisht të transmetueshme)”.

“Ekzistojnë disa hulumtime që sugjerojnë se edhe larja e të brendshmeve në lavatriçe nuk mund t’i heqë plotësisht disa baktere si E.coli.”

Kështu që, sipas ekspertëve, këshilla më e mirë është të ndërrohen të brendshmet e vjetra me blerjen e të rejave “të paktën një herë në vit”.

Ndërsa për të brendshmet që vishen më shpesh, në aktivitete të tilla si palestra, ajo rekomandon që “t’i hidhni” më shpesh.


Shtuar 31.08.2020 16:43