Ra nga shkëmbi 60 metra i lartë, selfi i merr jetën 21 vjeçares në Turqi

Një 21 vjeçare në Turqi e quajtur Hatixhe Nur Karabulut, ka humbur jetën pasi ra nga shkëmbi.

Në momentin që ra, ajo ishte duke bërë selfie, dhe pas humbjes së ekuilibrit ngodhi ngjarja e rëndë.

Fatkeqësia ka ndodhur në provincën Adana.

E reja në këtë udhëtimin shoqërohej nga kushëriri i saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, të cilët po bënin foto në urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.

Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte.

Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë. Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë.

Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 20:24