Buja uron të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Në urim thuhet:


Të dashur nxënës,

Mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar,

Të respektuar prindër!

Me rastin e 1 shtatorit, fillimit të vitit të ri shkollor, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë uroj përzemërsisht të gjithë nxënësit, për këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

Gjithashtu, uroi të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.

Me dëshirën që suksesi të mos ju mungoj asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët për herë të parë fillojnë vitin e ri shkollor. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori