Buja takon Ministrin e Arsimit të Japonisë
Pëlqej
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja po merr pjesë në forumin për Shkencë dhe Teknologji që po mbahet në Kioto të Japonisë, në të cilin janë të pranishëm shumë homologë të tij nga bota.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Buja u takua me homologun Hakubun Shimomura, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin që kanë dy shtetet, si dhe diskutuan mundësinë për hapjen e studimeve të nivelit master dhe doktoraturë për studentë kosovarë në Japoni.

Ministri ishte po ashtu i pranishëm edhe në tryezën e rrumbullakët në nivel ministrash, të cilëve u bëri thirrje të përkrahin Kosovën në rrugën e saj të shtetndërtimit dhe integrimit evropian, si dhe nga disa prej tyre kërkoi edhe njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Në forum marrin pjesë mbi 80 vende dhe organizata ndërkombëtare, udhëheqës të lartë të biznesit, shkencëtarë dhe udhëheqës politikë./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori