Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka nisur diskutimi në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për
gjendjen e
krijuar në UP.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë
Buja në fjalimin e tij është shprehur se Ministria do të veprojë konform Ligjit për Arsimin e Lartë për të menaxhuar
gjendjen e
krijuar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".
Ministri Buja para deputetëve të Kuvendit është shprehur se nëse i sugjerojnë ligjvënësit, atëherë do të veprojë duke e emëruar kryesuesin e senatit si ushtrues detyre në krye të UP-së për të menaxhuar me situatën.
Ministri Buja u shpreh se kështu do të veprohej deri në amendamentin e Ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014,
ora 12:35