Buja: PDK duhet të shkojë në opozitë
Shukri Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia tij duhet të shkojë në opozitë, për të nisur reformat dhe shpëtuar nga rënia e përkrahjes.


“Sipas meje PDK duhet të marrë vendim shumë të qartë, duke thënë se ne duhet të jemi opozitë konstruktive. Ne duhet të heqim dorë, më pas AAK dhe NISMA le të diskutojnë me partitë tjera. PDK duhet të përgatitet që në katër vitet e ardhshme të jemi të pakontestueshëm”, ka thënë Buja, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

“Unë këtë qëndrim do të mbaj edhe në Këshillin Drejtues, posa të thirret pasi akoma nuk kemi pas ndonjë takim apo mbledhje”.

Por sa e kanë dëmtuar Bujën këto deklarata?

“Po mendoni se mund të më kushtojë më shumë. Unë jam vetëm anëtar, pa funksion dhe pa kandidime. Më ka kushtu mendimi im politik në vazhdimësi”.

Shukri Buja ishte zyrtari që më së shumti kishte kërkuar shkarkimin e Isa Mustafës dhe fillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Por, kur ra Qeveria dhe u hartuan listat për deputetë, Buja nuk u lejua të ishte pjesë e këtyre listave për shkak se ende ballafaqohet me një akuzë për kohën sa ishte Kryetar komune në Lipjan.


Por Buja, tha se kështu nuk ndodhi edhe me disa emra të tjerë që ishin të akuzuar. Sipas tij kishte politika të dyfishta.
Shtuar më 01/07/2017, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori