E vetmja në botë, njihuni me macen unike nga Zvicra (FOTO LAJM)

Macja me emrin Xherdan, nga Ruti në Zvicër është e mbuluar me rrudha nga koka te këmbët. Por pamja e saj unike, sikur të jetë një jashtëtokësore, ka bërë që të tërheqë vëmendjen e shumë personave.

Xherdani ngjan sikur është gjithnjë e inatosur dhe kjo sepse nuk ka qime, por për pronaren e saj, Sandra Filippi, 47 vjeçe, kafsha është mjaft e dashur dhe aspak agresive.

Ajo tregon se në fillim njerëzit tremben kur e shikojnë, por në vazhdim macja i bën për vete dhe ata miqësohen e kalojnë kohë bashkë.


Shtuar 9.04.2020 21:57