Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë
Buja, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në Takimin e Dhjetë Vjetor të Forumit për Shkencë dhe
Teknologji në Shoqëri (STS), që do të mbahet me 6- 8 tetor në Kijoto të Japonisë.
Në këtë forum ministrat e vendeve të ndryshme të botës do të debatojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve. Forumi STS është një lëvizje e udhëheqësve të botës në fushën e politikës, shkencës, biznesit dhe mediave, që merren me shkencë dhe
teknologji. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013,
ora 12:28