Buja: Jap dorëheqjen nëse më kërkohet
Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka deklaruar se këtë javë funksionalizohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". Këshilli më pas do të caktojë një ushtrues detyre të rektorit të Universitetit.

Ministri Buja ka treguar se ky këshill do të jetë i përkohshëm deri në veprimet e tjera në universitet, njofton RTK.

Ministrit Buja është shprehur se nëse do të bëhej një analizë se kush është fajtori do të jepte dorëheqjen pa asnjë problem.

“Nëse dorëheqja ime shkon për të mirë të rrjedhave të ngjarjeve që kanë ndodhur në universitet unë do ta bëj pa pikë problemi dhe ngarkese. Por, për një gjë duhet të jemi të qartë, nëse është adresa e saktë është tek unë apo nuk është. Përndryshe, ky është problem i vogël”, ka thënë ministri Buja. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori