“Ballkani i Hapur”, Rama: Zero shqetësim nga akuzat, me Kosovën do bashkëpunojmë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e shqetësojnë akuzat për nismën e Minishengenit, pasi sipas tij çdo shtet mund të bëhet pjesmarrës aty me zgjedhje të lirë.

Ai shtoi se kjo nismë nuk sjell asgjë të keqe veçse lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Rama gjatë fjalës së tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, shtoi se Shqipëria ka një imazh tjetër në sytë e botës, ndërsa thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të presin edhe më shumë për të garantuar 4 liritë si në Shengen. Rama e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si një proces të Berlinit ndërsa shton se akuzat që janë bërë kundër kësaj nisme nuk e shqetësojnë aspak.

“Vet imazhi i vendi tonë, Nuk kanë asnjë krahasim me vitin 2013. Dhe sot janë më lart se vitin 2017. Kjo qeveri mbyll mandatin me realizimin e kushteve dhe stërkushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Me hapjen e një kapitulli të ri. Si një prej nismëtarëve të Ballkanit të Hapur. Që në thelb  nuk është asgjë tjetër përveçse procesi i Berlinit. Me një shpejtësi e përgjegjësi të re. Pa pritur  që përjetësimin e  4 lirive të  Bashkimit Europian. Të kalojë në edhe 8 vjet që për çdo hap të kujtohen ndërkombëtarët.” tha Rama.

“Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe  akuzat e hatashme ndaj këtij procesi dhe ndaj meje. Qoftë nga Prishtina qoftë edhe nga Tirana nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë në mandatin e tretë.   Ka shumë tym dhe zjarr të ndezur për qëllimet e politikës së ditës” tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka shtuar se me qeverinë e Kosovës pritet të realizohen punë të mira në interes të përbashkët megjithëse mos dakortësisë për Ballkanin e Hapur.

“Por qeveria e re t vazhdojë para edhe në këtë drejtim dhe kam besim që me  qeverinë e Kosovës do të bëjmë plotë punë të mira me interes të përbashkët. Pavarësisht mos dakortësisë së kolegëve  në Kosovë me Ballkanin e Hapur” tha Rama./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 13:05

Tags: