Kocijançiq: Zbatimi i marrëveshjes parësor
Ndonëse nuk ka asgjë konkrete për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, Beogradi ka shprehur dëshirën e tij për të rinisur bisedime për tema të tjera.

Furnizimi me rrymë, statusi i hidrocentralit të Gazivodës, sistemi i Ibër–Lepenc dhe rezervat e thëngjillit në Kosovë janë disa nga temat që zyrtarët e shtetit të Serbisë duan të diskutojnë, transmetojnë mediat serbe.

Brukseli mban një qëndrim ndryshe në lidhje me temat e hedhura nga këta zyrtarë. Sipas tij, duhet të arrihet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi pastaj mund të diskutohen tema të tjera jashtë saj.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Catherine Ashton, ndërmjetësueses së bisedimeve, duke mos dashur t’i komentojë temat e përmendura nga mediat serbe, tha se për momentin fokusi është tek implementimi i marrëveshjes së fundit, shkruan Zëri.

Fokusi për momentin është tek implementimi i marrëveshjes së arritur në prill dhe unë pres që ekipet e grupit implementues nga Beogradi dhe Prishtina do të takohen sërish në Bruksel, javën e ardhshme”, tha Kocijançiq . /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori