Brukseli vendos, dialogu me Serbinë do të vazhdojë
Pëlqej
Përfaqësuesja më e lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, pasardhesja e baroneshës Ashton, aktualisht ministre e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini tha në Bruksel se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë.

Mogherini u shpreh se ka patur takime me politikanë në Beograd dhe në Prishtinë dhe se ka gjetur aty një atmosferë që fton për dialog mes palëve.

“Duhet të presim se si do të formohet Qeveria e Kosovës. Nga takimet që kam pasur në Kosovë dhe në Serbi kam parë një vullnet të fortë për vazhdimin e dialogut. Kjo është e rëndësishme por po aq e rëndësishme sa vazhdimi i dialogut është zbatimi i asaj që është arritur deri më tani si marrëveshje në këtë dialog”, ka thënë Mogherini në Komisionin e Politikës së jashtme të BE-së.

Sipas Mogherinit vendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje me rëndësi për sigurinë, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por edhe për rajonin. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori