Motori përplas këmbësorin më pas përplaset me makinën, dy të lënduar

Sot, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 19.03.2022 18:53