Takimi për çështje teknike, pa marrëveshje
Update- Ka përfunduar takimi për çështjet teknike në Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, pa asnjë marrëveshje. Tema e sotme kanë qenë telekomunikacioni dhe energjitika.

Shefi i ekipit serb, Dejan Pavicevic ka vlerësuar pozitivisht takimin e sotëm dhe ka pasur konstruktivitet të madh nga të dy palët.

“Tash për tash nuk është arritur asgjë konkrete, por ka pasur përparim dhe mendoj se është e mundur që të arrihet marrëveshje, por ka ende disa gjëra që duhet të bisedohen”, ka thënë Pavicevic, duke vlerësuar se në takim janë kthyer ato pika që konsideroheshin të vdekura.

“Është folur për shumë gjëra, janë shumë çështje komplekse dhe ato që janë të lidhura për telekomunikacion, si funksionimi i telefonisë fikse dhe mobil, por edhe në energjetikë, siç është distribucioni”, është shprehur Pavicevic, transmeton Rel.

Ndonëse mes Prishtinës dhe Beogradit janë arritur një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, implementimi i marrëveshjes së prillit lë për të dëshiruar. /albeu.com/

...................

12.15 - Delegacioni i Prishtinës ka nisur takimet me delegacionin e Beogradit për çështje teknike. Sot në Bruksel mes tyre do të diskutohet çështja e telekomunikacionit dhe energjitikës.

Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ndërsa në kuadër të ekipit serb janë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajic dhe ministrja për energjetikë, Zorana Mihajlovic, raportojnë mediat serbe.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tani një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, por zbatimi i tyre ka ngecur. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori